Marrja e mandatit, ja çfarë thonë nga Aleanca për Shqiptarët për Zaevin

227

Marrja e mandatit, ja çfarë thonë nga Aleanca për Shqiptarët për Zaevin

Aleanca për Shqiptarët ka përshëndetur aktin e dhënies së mandatit kreut të LSDM-së, njëherit edhe kandidatit për Kryeministër, Zoran Zaevit.

Nga Aleanca për Shqiptarët e vlerësojnë si një fillim shprese për qytetarët e Maqedonisë, në krijimin e një qeverie reformuese, të barabartë për qytetarët e saj, duke hapur shtigje dhe perspektiva, demokratike, zhvëllmimore dhe integruese për Maqedoninë.

Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale. Funksionimi i shtetit të së drejtës do të jetë garancë për një rrugëtim sa më të shpejtë për në NATO dhe BE.

Comments