Masakra e Reçakut e 15 janarit, turp i madh i Serbisë

524

 

Kosovë – Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999 ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rethuar nga formacionet e policisë speciale militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin aty, reth orës 6:30 minuta forcat serbe me artireli të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura “Pishat”, “Gështenjat”, “Rasa e Çallakut” dhe nga “Çesta” përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve, forcat kriminale serbe janë futur shtëpi për shtëpi.

Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë, Banush Azemin Kamberin, ndërsa familja e tij për pak kohë kishin braktisur shtëpinë.

Pikërisht në rrugicën ” Gropës së Bebushit” , njësit kriminale serbe me rafale automatiku, kanë ekzekutuar pamëshirshëm 24 burra, ndërsa disa prej tyre kanë arritur të shpëtojnë.

Në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Më 15 janar në këtë ditë të kombshme të këtij viti mbushen 20 vjet nga masakra e Reçakut. /5gazetaret/

Comments