Masakra e Shkodrës/ Policia: Parubi nuk ishte vetëm, ja autori i dytë

329
fresco

midle

Në Dajç të Shkodrës, në lokalin ku u krye masakra me dy të vrarë dhe 4 të plagosur janë gjetur 38 gëzhoja automatiku.

Policia thotë se për këtë masakër ka dy autorë, Miklovan Parubi dhe Marçel Shpijati, 26 vjec, banues në “Dajç”, “pasi dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen dhe plagosjen me armë zjarri”

Parubit iu sekuestrua dhe një armë zjarri automatike, model 56, me një karikator me 25 fishekë, ndërsa në banesë i’u gjet 1 483 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Motivi i ngjarjes është një koflikt për motive të dobëta (dyshohet gjatë një loje pokeri) para ngjarjes por shtetasi Miklovan Parubi njihet në zonë me probleme emocionale të pakontrolluara dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Comments