Masakra në Berlin, inteligjenca gjermane kishte informacione për sulmin terrorist

154
fresco

Masakra në Berlin, inteligjenca gjermane kishte informacione për sulmin terrorist

 

Agjencia e inteligjencës gjermane kishte informacione se në Berlin do të ndodhte një sulm terrorist i ngjashëm me këtë që ndodhi mbrëmjen e sotme.

Inteligjenca gjermane kishte marrë indice që tregonin se do të kishte një sulm në një treg Krishtlindjesh në Berlin, raporton media gjermane Welt.

Një kamion ka hyrë sot në tregun e krishtlindjeve. Të paktën, 9 persona raportohet se kanë mbetur të vdekur, ndërsa rreth 50 të tjerë janë plagosur.

Sipas raportimeve, 2 persona kanë qenë në bordin e mjetit. Një nga ata është arrestuar, ndërsa tjetri ka mbetur i vdekur.

Ky sulm është i ngjashëm me atë që ndodhi vitin e shkuar në Nisë të Francës, ku mbetën të vdekur 86 persona.

Comments