Masakra në Shkodër! Shkon në katër numri i viktimave, humb jetën edhe 67-vjeçari i pafajshëm që u përplas nga makina e Licit

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga masakra e ndodhur në Shkodër pak ditë më parë, kur iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Policia bën me dije se ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital edhe 67-vjeçari Bashkim Basha, i cili ishte duke u kthyer në shtëpi bashkë me të shoqen, kur motori i tyte u përplas nga makina Hamza Licit, pasi ishte qëlluar me armë.
Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë edhe e shoqja, Flutura Basha.

Si ndodhi ngjarja?
Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, djali i kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, më 30 tetor 2023. Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë.
Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.
Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe i drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.