Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka vlerësuar lartë përformancën dhe nivelin që shfaqën të dy skuadrat në këtë ndeshje.
Ai tha se kjo ndeshje ishte e një niveli të një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ishte një ndeshje e madhe, me një nivel shumë të lartë. Në atë që treguan lojtarët, dukej një ndeshje gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, dhe kjo është nga ato ndeshjet që duhet të mësojmë”, ka deklaruar Allegri, përcjell lajmi.net.