Mavraj: Vetëm ky rezultat është i pranueshëm për Shqipërinë

287

Moebel THEMA

mavraj

Mërgim Mavraj insiston se nëse Shqipëria dëshiron të ecë në rrugën drejt kualifikimit në Botëror, nuk i falet asnjë rezultat tjetër përveç fitores ndaj Lihtenshtejnit.

Në konferencën e fundit për shtyp, mbrojtësi i përfaqësueses tregoi se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër përveç tri pikëve nëse kuqezinjtë dëshironin të mbeteshin në garë.

“Nëse duam të bëjmë mrekullinë në këtë grup, duhet të fitojmë me Lihtenshtejnin. Nuk e nënvlerësojmë si kundërshtar, por duhet të kemi besim te aftësitë tona. Nuk ka më skuadra të vogla, duhet të bëjmë maksimumin për të fituar”, tha mavraj gjatë konferencës për media, shkruan Panorama Sport.

Ashtu si trajneri De Biazi, edhe mbrojtësi mendon se tashmë të rëndësishme janë tri pikët dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojë çdo armë që ka në dispozicion.

“Praktikojmë edhe goditjet standarde, pasi ata janë vendimtare për të vendosur rezultatin e një sfide”, shpjegoi ai, i ndërgjegjshëm se një nga armët më të forta të Shqipërisë mund t’i hynte përsëri në punë kuqezinjve në një duel që parashikohet i komplikuar.

Comments