Mazhoranca kundër fjalës së lirë, nuk lejon dëgjesën me gazetarët që zbuluan skandalin e Sharrës

289

Mazhoranca kundër fjalës së lirë, nuk lejon dëgjesën me gazetarët që zbuluan skandalin e Sharrës

Genc Pollo, kryetari i Komisionit të Medias, ka denoncuar sot bojkotin e qëllimshëm të PS ndaj çështjes së landfillit të Sharrës ku humbi jetën një punëtor ‘i paligjshëm”vetëm 17 vjeç.

Pollo tha: “ë mbledhjen e Komisionit sot kishim planifikuar dëgjesë me grupin Pubblicus dhe me Shoqatën e Gazetarëve profesionistë, të cilët zbuluan korrupsionin dhe abuzimin në landfillin e Sharrës, ku një adoleshent gjeti vdekjen dhe gjë për të cilën humbën vendin e punës, humbën kontatën, njësoj si zonja Alida Tota, drejtoreshë e lajmeve në A1 News.

Kishim rënë dakort që të bënim dëgjesën për këtë çështje. Sot përsëri ndodhi i njëjti skenar i shëmtuar, kësaj rradhe me bojkot të deputetëve të Partisë Socialiste dhe duke terrorizuar stafin e duke mos lejuar çeljen e mikrofonit. Ne mendojmë se i bëjmë vendit shërbimin më të mirë, nëse e mbajmë këtë dëgjesë, ashtu siç mbajtëm dëgjesën me Alida Totën. Dhe vendimi i ligjshëm i këtij Komisioni është që kjo çështje të zbardhet dhe të hënën në orën 10.00 pika e parë e rendit të ditës do të jetë vetëm dëgjesa me grupin “Pubblicus” dhe me Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë.

Ditën e hënë ju ftojmë të gjithëve si media të jeni të pranishëm, pasi është për fjalën tuaj, është për të drejtën tuaj dhe është përtej lirisë së medias në këtë vend,” theksoi Pollo.

Comments