Mbappe kërcënon PSG-në: Nëse largohet Neymar, atëherë…

385

Situata në kampin e francezëve të PSG-së nuk është shumë e qetë, duke qenë se ata po përgatiten që të humbasin Neymar.

Ai është shumë i pakënaqur në Paris, ndaj ka dalë hapur duke kërkuar një rikthim te Barcelona, por nëse vetë kampionët e Francës do të ishin të lumtur që të hiqnin dorë nga braziliani, i cili më shumë ka shkaktuar telashe sesa e ka ndihmuar skuadrën, del një tjetër problem.

Kylian Mbappe, ylli i skuadrës që po përflitet se i intereson shumë Realit të Madridit, u ka dhënë një ultimatum të fortë drejtuesve të PSG-së:

“Nëse Neymar largohet, atëherë këtë mundësi do ta rishqyrtoj edhe unë”, ka deklaruar francezi.

Kjo “goditje” vjen për faktin se vetë Mbappe sheh te braziliani “shpatullën” e duhur për t’u mbështetur në sulm dhe lojtarin me të cilin mund të bëjnë së bashku diferencën në Champions.

Comments