
Shkëndija përfundon aventurën evropiane dhe tashmë gjithë forcën e ka përqendruar në kampionat, aty ky synon të jetë kampioni këtë sezon transmeton Faktiditor.ch.
Skuadra e Qatip Osmanit do tentojë të fitojë ndeshjen e tretë rradhazi, kësaj rradhe kundër Akademisë Pandev që zhvillohet pasdite në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Asgjë nuk është e lehtë në futboll, aq më tepër kur skuadra tetovare ka qenë shumë e angazhuar gjithë verën në ndeshje të mëdha kundër skuadrave elitare përfshirë edhe gjigandët e futbollit Milan.
Ndryshe Shkëndija deri tani ka mundur Vardarin dhe Shkupin ndërsa ora 16.30 do ndeshet me Akademia Pandev në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit të Maqedonisë në futboll./Faktiditor.ch/.

