Mbaron ëndrra , largim plot lavdi
Përfundon ëndrra .Shkëndija nuk ia doli në çastin final por largohet plot lavdi.Ishin katër gola të pranuar në pjesën e dytë që i dhanë fund shpresës së madhe për të shkuar në grupe, atje ku të presin ekipe elitare, plot histori dhe traditëe triumfe .Goli i dytë i shkëputi çdo gjë nga duart Shkëndijës dhe më pas ndeshja nuk kishte ndonjë rëndësi sepse cdo gjë dukej e pamundshme më.Shkëndija duhej të jepte vetëm një gol por skuadra e Gent shfrytëzoi përvojën në këtë kompeticion që ka shumë rëndësi.Mënyra e këtij eliminimi pa dyshim që dhemb sepse vjen në momentin thuajse final, por Shkëndija nuk shpërfaqi lojën e saj si në ndeshjen jashtë.Midis shumë faktorëve për t’u analizuar ishte edhe mungesa e trurit të mesfushës Vujçiç , lëndimi i Taipit dhe mbase edhe një karton i kuq që mysafirët e merituan që në pjesën e parë ndaj një ndërhyrje kundër kapitenit Hasani.Në këtë sfidë ndër më të mëdhatë për Shkëndijën ishin shumë mbështetës që mbushën stadiumin e kryeqendrës.Nuk ishte një rrugëtim i lehtë i Kuq e Zinjve sepse për të ardhur deri këtu kishte eliminuar skuadra shumë elitare nga Polonia e Cekia dhe Gent e shfrytëzoi këtë stërlodhje të Shkëndijës në fund.Pas humbjes së pamerituar në lojën e parë, cdo gjë ndryshoi në ndeshjen e dytë për shkak se mysafirët belg e patën më të lehtë shkaku i asaj që Shkëndija e kishte patjetër të shënonte dhe mos pranonte dhe kjo në futboll është shumë e vështirë në situata të tilla ku duhen edhe shumë faktorë tjerë për të mbajtur një skuadër të ekuilibruar.I duhen ndeshje të mëdha dhe Shkëndija sapo ka nisur të bëhet pjesë e këtyre arenave të mëdha evropiane.Klubi nga Tetova humbi shansin në fund por edhe në këtë mënyrë 25 gushti do mbetet historik sepse u përball me kundërshtarin e katërt pasi tre i kishte eliminuar.Në rrethana tjera humbja nuk justifikohet por arritja e skuadrës deri këtu është e jashtëzakonshme dhe plot lavdi.Shkëndija humbi por përfitoi përvojën e të luajturit me skuadra të mëdha dhe me traditë në futboll.Kampionati është tashmë prioritet i tetovarëve dhe që nga ndeshja e rradhës nuk duhet më të gabojnë.Faktiditor/