Në kuadër të projektit për mbështetje juridike për individë dhe familje me të
ardhura të ulëta një ekip mobil i përbërë nga avokat dhe jurist ka qëndruar në
Tetovë ku kanë ofruar ndihmë, këshilla juridike falas për qytetarët e interesuar me
problem të ndryshme nga sfera sociale dhe shëndetësore, marrëdhënie pune dhe
konteste, përmbarim të dhunshëm, konteste pronësore, mbrojtje nga diskriminimi
dhe ngjashëm. Ky projekt ka për qëllim përforcimin e qasjes në drejtisë për
kategoritë më të cënueshme të qytetarëve me çka do të kontribuohhet drejt
përforcimit juridik, përmirësimit të lgjislacionit dhe implementimit të
mekanizmave ekzistues me qajsne në drejtësi./TV KOHA/
Qëllimi i këtij projekti është formimi i ekpe mobile të cilat tanimë janë
formuar të cilët ndihma këshilla direkte juridike do të japin në mjedise zona
rurale , ndihma juridike do të sigurohet nëpërmjet këshillave juridike dhe
qëllimi i këtyre këshillave kësaj ndihme juridike është që të inforhmohen
qytetarët rreth të drejtave të tyre që i kanë në dispozicion .
Sipas avokatit Vullnet Zenki ky projekt është i rëndësishëm sidomos për ata
individë dhe familje qasja e të cilëve drejt ndihmës juridikë është e vështirësuar
për arsye financiare për arsye të zonave ku ata jetojnë dhe kështu me rradhë.
Përndryshe ky projekt mundësohet me mbështejte financiare të Bashkimit
Evropian dhe realizohet nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të rinjë në partneritet
me Pic Slloveni. Projekti ka filluar të realizohet që nga 1 janari i 2018 dhe do të
përfundoj më 31 gusht të 2019 ku janë formuar disa ekipe mobile të përbëra me
avokat dhe jurist të cilët punojnë me kategoritë e cënueshme të qytetarëve./TV KOHA/
Posti i meparshem
Comments

