Shkup, 29 tetor – Mijëra shishe dhe paketime plastike që notojnë në lumin Vardar në rajonin e Tetovës kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Nga Komuna e Jegunovcës theksuan se mbeturinat plastike vinin nga komunat fqinje. Policia ka ngritur një padi penale kundër një autori të panjohur.
“Lumi Vardar edhe në pranverë dhe vjeshtë nuk ka lënë pasoja, siç ishte në të kaluarën dhe nga ato arsye Vardari nuk ka lënë pasoja të vetë banorëve të fshatit Jegonovcë. Këto mbeturina janë të hedhura, ashtu siç ju thashë, nga komunat fqinje ku kalon lumi Vardar dhe këto mbeturina lumi i ka sjellë këtu.”, – deklaroi kryetari i Komunës së Jegunovcës, Dimitar Kostadinoski.
“Çdo familje, çdo kompani që kanë nënshkruar një marrëveshje me ndërmarrjen publike, secila prej tyre është detyruar të marrë një kosh për mbeturinat komunale. Me këtë është vepruar për të zvogëluar deponitë e egra. Ne si komunë e Jegunovcës kemi vendosur edhe kamera në pikat kritike, rreth dhjetë deri në pesëmbëdhjetë kamera, ato janë solare dhe kemi zbuluar deponi të egra, mundohemi që të ulim numrin e tyre, t’i pastrojmë.”, – theksoi inspektori komunal – Jegunovcë, Stojançe Antovski.
Edhe ekologët kërkojnë përgjegjësi dhe më shumë kujdes ndaj ambientit jetësor nga ana e qytetarëve dhe komunave.
“Fshatarët të cilët hedhin mbeturinat atje, nëse nuk kanë zgjidhje dhe nëse mungon një deponi rajonale që punon sipas standardeve, kjo do të na përsëritet çdo herë dhe çdoherë do të kemi këtë situatë. Kjo ishte një katastrofë ekologjike, sepse bëhet fjalë për mbeturina plastike të cilat nuk zhduken, por mbeten aty dhe mund të kërcënojnë shëndetin e qytetarëve.”, – u shpreh Elena Nikollovska -“Eko-Svest”.
Nga Ministria e Ambientit Jetësor, sanimi dhe kontrolli i deponive të egra janë në kompetencë të komunave dhe në shërbimet e tyre inspektuese dhe thonë se po përgatiten për kontrolle më efikase.

