Mbi 1 kg marihuanë në gomë të veturës, i dyshuari në arrati

319
650

Policia e Kosovës pas një pune operative kanë gjetur gjashtë paketime me një kilogram e treqind e njëzetë e katër gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas Policisë marihuana ishte fshehur në një gomë të veturës dhe i dyshuari do ta dërgonte në Serbi.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në dy lokacione por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari i njohur për policinë ndodhet në arrati.

Comments