Një grupë aktivistësh, pjesmarës në protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”, do të ngrisin padi penale kundër liderit opozitar Nikolla Gruevski, përcjell Zhurnal.
Bëhet fjalë për më tepër se 1200 aktivistë të cilët janë pjesë e Facebook grupit e quajtur “Paditës”.
Ata sot do të angazhojnë avokat i cili do ti përfaqëson, dhe do të padisin Gruevskin për ofendim dhe shpifje.
Padia kundër Gruevskit vjen menjëherë pasi që ai i quajti ata “rrugaçë” dhe “shërbëtorë të Zaev”, në pjesmarjen e tyre në protestat që u mbajt kundër vendimit të Gjorge Ivanov për falje të të gjithë politikanëve.