Mbi 49 mijë qytetarë u trajtuan brenda 6 muajve në Emergjencë, SHSKUK: Ky sukses është rezultat i përkushtimit profesional

56

Në gjysmën e parë të vitit 2025, Klinika Emergjente e QKUK-së, ka ofruar trajtim të shpejtë, profesional dhe human për plot 49,128 qytetarë, nga rastet më të lehta, deri te ato më kritike për jetën.

Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) thuhet se ky sukses është rezultat i një përkushtimi profesional nga 158 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë specialistë, infermierë, staf ndihmës dhe konsulentë nga klinikat tjera , që janë shtylla e këtij shërbimi jetik.

“Çdo ditë, çdo orë, çdo minutë , në dispozicion për të shpëtuar jetë njerëzish. Aksidente, lëndime, gjendje të rënda shëndetësore, goditje në zemër, kanë qenë vetëm disa nga rastet që ekipi emergjent ka qenë dhe është gjithmonë i gatshëm për të shpëtuar jetë”, thuhet në njoftim.

Të dhënat kryesore statistikore (janar – qershor 2025)

Vizita të përgjithshme mjekësore: 49,128

Reanimacion: 11,074 vizita

Vizita internistike: 15,688

Vizita kirurgjike: 8,549

Vizita ortopedike: 10,482

Intervenime kirurgjike të lehta: 3,293

Pacientë të operuar në sallën operative: 615

Pranime në njësi të tjera nga Emergjenca: 4,971

Comments