Mbi 50 mijë shqiptarë do ta bllokojnë Qeverinë nëse Ahmeti koalicionon me Gruevskin?!

143

Mbi 50 mijë qytetar shqiptar janë të gatshëm në çdo kohë të dalin çdo ditë në protesta masovike në Shkup dhe Tetovë, madje edhe të bllokojnë Parlamentin, Qeverin dhe selinë e BDI-së në Reçicë të vogël dhe Çair, nëqoftëse BDI dhe kryetari i kësaj partie vendos të koalicionoj me partinë maqedonase VMRO-DPMNE transmeton gazeta Lajm. Të njëjtat burime thonë se shumica e qytetarëve të revoltuar shqiptar janë nga partitë e deri djeshme opozitare shqiptare. Madje ka edhe shumë simpazantë të BDI-së të cilët më janë tepër të revoltuar nga sjellja e papërgjegjshme e kryetarit Ali Ahmeti, pasi ky i fundit toleroi para një viti që të ndodh luftë urbane në Lagjen e Trimave në Kumanovë,dhe ka heshtur vazhdimisht për rastin “Monstra” ku 6 shqiptar të pafajshëm vuajn dënimin me burg të përjetshëm.

Këta dhe raste tjera të inskenuara nga pushteti i deridjeshme VMRO-DPMNE dhe BDI janë duke tensionuar situatën në Maqedoni ku me mijëra qytetar shqiptar janë të gatshëm të dalin çdo ditë në protesta masovike kundër koalicionit të ri VMRO-DPMNE dhe BDI. Gazeta Lajm mëson se këto protesta do të vazhdojn deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në muajin prill. Në bazë të kësaj revolte të qytetarëve shqiptar në Maqedoni, partitë opozitare shqiptare Lëvizja BESA, LR-PDSH dhe RDK do ti marin në kontroll thuajse 70 përqind të komunave shqiptare të cilët tani drejtohen nga kryetarët prej rradhëve të BDI-së.

Protestat do të ngjallin edhe një arsye më shumë që të shpartallohet partia e Ahmetit nga skena politike në Maqedoni e cila qëndron plot 14 vite. Eshtë e qartë se komuna e Çairit, Tetovës, Haraçinës, Zhelinës, Bogovinës, Tearcës, Studeniçanit, Strugës dhe disa komuna tjera që për momentin nuk përmenden për befasi, në bazë të rezultateve zgjedhore përfundimisht do të kontrollohen nga kryetarët komunal që nuk janë nga partia e Ali Ahmetit, BDI./Lajmpress

Comments