Mbi 740 mijë euro në llogari të Kryqit të Kuq për të prekurit nga vërshimet

229
Mbi 740 mijë euro në llogari të Kryqit të Kuq për të prekurit nga vërshimet n

Mbi 740 mijë euro në llogari të Kryqit të Kuq janë grumbulluar, në ndihmë të personave të prekur nga vërshimet, ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

“Në llogarinë tone për ndihmë personave të prekur nga vërshimet janë grumbulluar rreth 45 milionë denarë, ose mbi 740 mijë euro. Aksion vazhdon deri të hënën. Pas përllogaritjes finale, në varshmëri se sa mjete do të ketë, dhe duke shfrytëzuar vlerësimet që do të bëhen në ndërkohë, do të bëjmë shpërndarje lineare të mjeteve të cilat do të grumbullohen deri më 29 gusht”, deklaroi Saiti.

Comments