Mbidoza nga droga vret 50 000 amerikanë, më shumë se aksidentet automobilistike

143
fresco

Mbidoza nga droga vret 50 000 amerikanë, më shumë se aksidentet automobilistike

midle

Më shumë se 50 000 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza e drogës vitin e kaluar, tregojnë statistikat federale, raporton Associated Press. Shifrat katastrofike janë rritur ndjeshëm nga abuzimi me heroinën dhe një lloj tjetër i drogërave të njohura si opioide.

Sipas të dhënave të qeverisë, vdekjet e shkaktuara nga heroina u rritën me 23 % në një vit duke e çuar numrin e vdekjeve në 12.989, një shifër pak më e lartë se numri i vrasjeve me armë.

Vdekjet nga opioidet sintetike, duke përfshirë fentanyl-in e paligjshëm, u rritën me 73 %, konkretisht 9.580 raste. Keqpërdorimi i drogërave si Oxycontin dhe Vicodin ka vrarë 17.536  persona, në një rritje prej 4%.

“Unë nuk mendoj se nuk e kemi parë ndonjëherë një gjë të tillë. Jo në kohët moderne, “ka thënë Robert Anderson, i cili mbikëqyr statistikat e vdekjeve në Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Shifrat e reja ishin pjesë e numërimit vjetor të agjencisë së vdekjeve dhe normës së vdekjeve në vitin 2015.

Vdekjet mbidozë u rritën me 11 % vitin e kaluar, duke vrarë 52.404 persona. Ndërkohë numri i njerëzve që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore ishte 37.757, një rritje prej 12 përqind.

Si pjesë e raportit vjetor të CDC, u gjet po ashtu se normat për 8 nga dhjetë shkaqet kryesore të vdekjes u rritën vitin e kaluar duke bërë që jetëgjatësia e kombit të zbresë për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

Vdekjet nga mbidoza ishin një faktor i rëndësishëm, por rritja e papritur e numrit të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, shkaktari numër 1 i vdekjeve në Amerikë, ishte një shkak madhor.

Comments