Mbrëmë në Ohër, janë regjistruar shtatë tërmete të vogla

314

Një numër i madh i qytetarëve mbrëmë natën e kaluan përsëri në qiell të hapur, ndërkohë që u regjistruan plot 7 tërmete të vogla.

Lëkundja më e fuqishme ishte pak minuta pas mesnate me intensitet 4.2 shkallë sipas Rihterit në thellësi prej 2 km. Tërmetet në Ohër kanë kthyer në shtëpi, shumë turistë vendor dhe nga rajoni në shtëpi.

Hotelierët thonë se ka të atillë që ndonëse i kanë paguar prenotimet, fare nuk kanë ardhur në Ohër. Kompanitë e sigurimeve në Ohër ditëve të fundit shënojnë kërkesë të rritur për sigurim nga tërmeti.

Tanimë 20 ditë banorët e Ohrit jetojnë në frikë nga tërmetet eventuale të reja. Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve dhe ekipe të Institutit për inxhinieri të tërmeteve ditëve të fundit inspektuan objektet me interes publik dhe ndërtimet me dëmtime më të mëdha.

Dëme ka edhe në shumë ndërtesa banesore dhe objekte individuale. Bëhet fjalë për më shumë se 200 qytetarë të cilët kanë paraqitur dëme. Nga 18 qershori në rajonin e Ohrit dhe Resnjes janë regjistruar mbi 1000 tërmete.

Comments