
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth, ka thirrur në një takim urgjent mëngjesin e sotëm të gjithë pallatin Mbretëror.
Korrespondenti mbretëror i BBC-së Peter Hunt ka deklaruar se takimi nuk ka të bëjë me shëndetin e Mbretëreshës apo të Dukës së Edinburgut.
Zyrtarët e “Buckingham Palace”nuk kanë dhënë detaje, por njoftuan se kjo mbledhje urgjente do të përfshinte të gjithë stafin e lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Takime të tilla të brendshme mbretërore janë shumë të rralla, e shumta njëherë në vit, raporton “BBC”.
Takimi i së enjtes pritet të mbahet pas orës 10:00, ka njoftuar pallati. /SYRI.net/

