Veshja që ajo zgjodhi është shprehja më e lartë e feminitetit dhe hijeshisë së saj
Siç është raportuar tashmë, mbretëresha Rania e Jordanisë mbërriti në Venecia për dasmën e shekullit dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të rafinuar.
Kësaj here, ajo i ka dhënë vetes maksimumin dhe i ka treguar botës një krijim që rrezaton elegancë të pastër, të pasuruar me detaje ngjyrash të harmonizuara me finesë.
E njohur për shijen e saj të pagabueshme dhe për mënyrën se si ndjek trendet e modës pa humbur elegancën mbretërore, mbretëresha Rania zgjodhi për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez një fustan të gjatë në ngjyrë të kaltër-tirkiz, që përqafonte butësisht siluetën e saj.
Siç shihet edhe në fotografi, fustani është zbukuruar me motive lulesh në ngjyrë rozë, ndërsa loja e nuancave përgjatë të gjithë materialit e bën këtë fustan zgjedhjen ideale për evente verore në ambiente luksozem transmeton Telegrafi.
Përveç fustanit, ajo shtoi edhe një shall të lehtë saten, i cili vuri në pah supeve të saj elegancën delikate. Pamjen e plotë e përfundoi me flokët e stiluar në onde të buta, aksesorë minimalë por të zgjedhur me kujdes dhe një makijazh të mprehtë që theksonte tiparet e saj aristokrate.
Një detaj interesant është se Mbretëresha Rania është shpesh e pranishme në listat e revistave botërore si një nga gratë më elegante dhe më me ndikim të botës, duke përdorur modën si një mënyrë për të përçuar mesazhe të forta për forcën dhe identitetin e gruas moderne arabe.
Pa dyshim, ajo edhe këtë herë i përmbushi dhe i tejkaloi të gjitha pritshmëritë e kritikëve të modës.