‘Mbushet kupa’/ Pogba do të largohet, Manchesteri cakton çmimin e shitjes

307

Paul Pogba mund të nxirret në shitje nga Manchester United gjatë vitit 2019.

Klubi anglez do të kërkojë rreth 220 milionë euro për mesfushorin i cili u shpall kampion Bote në “Rusi 2018”.

“The Sun” shkruan se ylli francez është gjithnjë e më afër largimit nga “Old Trafford”.

Jose Mourinho ka bërë të ditur se Pogba nuk do të jetë më zëvendës kapiten i “Red Devils”, vendim që shton spekulimet rreth largimit të tij nga klubi.

Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United, teksa kërkohet nga Barcelona dhe Juventus.

Comments