Mbyllen xhamitë në Holandë, shkaku?

285

Holanda ka vendosur të mbyllë disa xhami përkohësisht, si pasojë e sulmit ndaj një xhamie në Quebec të Kanadasë dhe arsyeja kryesore është siguria.

Mediat shtetërore kanë raportuar se vendimi është marrë nga udhëheqësit e katër xhamive më të mëdha në vend, pas një takimi të tyre, transmeton arbresh.info.

Zyrtarët e xhamive thanë se e dinë që këto institucione duhet të qëndrojnë gjithnjë të hapura por se vendimi ishte marrë për të mirën e besimtarëve, dhe se ndiheshin shumë të mërzitur për mbylljen e tyre. Në kuadër të vendimit të dalë nga kjo mbledhje thuhet se katër xhami të mëdha në qytetet Amsterdam, Rotterdam, Lahey dhe Utrecht, ku shkojnë më shumë besimtarë nga Maroku, do të mbyllen për një kohë të caktuar për arsye sigurie.

Comments