Banorët e fshatit Nikushtak, Orllancë dhe Grushinë përmes një inciative kanë bërë pastrimin dhe gjelbërimin e deponisë ilegale në Nikushtak. njëkohësisht banorët e këtyre fshatrave kanë njoftuar se kjo deponi ilegale e cila ka qenë problematika më e madhe e tyre për një kohë të gjatë është mbyllur përfundimisht. Këtë vendim ata e njoftuan edhe përmes faqes së tyre në facebook ku edhe theksuanË
Fshati Nikushtak:
INFORMATË PUBLIKE:
Banorët e fshatrave Nikushtak, Orllancë dhe Grushinë shpallin të mbyllur përjetësisht deponinë e Nikushtakut. Ata sot simbolikisht mbollën fidane dhe shpresojnë në pastrimin dhe gjelbërimin e përhershëm të ish deponisë!