Mbyllet protesta e 10 kombëtare, Basha: Do të shkojmë së bashku drejt fitores

551

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur në silenë e PD protestën e 10 kombëtare.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës tek selia e PD-së:

Sot shumica e shqiptarëve kanë refuzuar këtë që vjedh votat e tij edhe kur nuk ka kandidat përballë. E ka marrë vulën e shkarkimit nga shumica absolute e shqiptarëve. Burra dhe gra, të rinjë e të reja, të moshuar, ju falenderoj, dhe së bashku do ta vijojmë këtë betejë sepse së bashku jemi shumicë absolute. 85% e shiptarëve folen me heshtje, folën me tallje, folën me brohorima, “Rama Ik”.

Ne jemi të pandalur në sakrifica dhe do të shkojmë së bashku drejt fitores. Janë qindra-mijëra, individë dhe intelektuale të spikatur që e kundërshtuan. Nga Aleanca për Teatrin që dua ta falenderoj publikisht e t’i them se jemi me ju, nga studentët, të rinjtë e të rejat, nga intelektualët e elita e këtij vendi. Partia Demokrartike dhe opozita e bashkuar e ka dëgjuar thirrjen tuiaj për ndryshim. Ky është prioriteti im i parë për çdo shqiptarë. Ditët e javët në vijim do të jenë të ngarkuara e të ngjeshura që nuk do të jenë çështje fjalësh, por objektivash dhe vizioni politik konkret. Do të jetë një betejë e fortë që do ti japë fund tranzicionit. Ky është zotimi im para jush, para flamurit kuq e zi, para Zotit. Kam nevojë për ndihmën, qëndresën, shpresën, guximin tuaj ta mbyllim bashkë këtë betejë dhe ti japim fund sistemit të Edi Ramës. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Comments