Mbyten dhjetëra lopë nga ujqit në fshatin Presekë (Foto)

128

Moebel THEMA

Dhjetëra lopë janë mbytur mbrëmë në fshatin Preseka nga ujqërit të cilët i kanë sulmuar dhe i kanë mbytur.

Fermerët kur erdhën në mëngjes vunë re për aksidentin dhe thanë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin sulme të tilla. Ata kërkojnë të bëhet diçka me qëllim që të largohet gjakderdhja e madhe nga kafshët në këto pjesë të bjeshkëve.

“Këtu ka tri kurse më andej gjashtë lopë të mbytura. Nuk e di çfarë ndodh por e di se ujku sulmon shpesh në këtë zonë, ka shumë ujq këndej dhe komuna duhet të ndërmarë diçka”, thotë Stojanço Sokolov fermeri nga Preseka.
Fermerët nga fshati Preseka në mëngjes knë informuar zyrtarët e Komunës, shërbimet veterinare, shoqatën e gjuetarëve “Osogovo” nga Koçani. Dëmi duhet të vlerësohet, por sipas fermerëve duhet të marrin fund ngjarjet e këtilla.

Ujqit sulmojne lopet

Comments