Mbytet në Vjosë 49-vjeçari
Një 49-vjeçar u mbyt pasditen e së dielës në ujërat e lumit Vjosë, në afërsi të fshatit Mifol, bën të ditur Policia e Vlorës.
Autoritetet thanë se viktima është një 49-vjeçar me inicialet A.N. dhe se kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të tij, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.
Në ndihmë të policisë janë thirrur edhe polumbarët, ndërsa grupi hetimor nisi hetimet në lidhje me këtë ngjarje.