Mbytet një 26-vjeçar në Mallakastër, doli për peshkim
Një 26-vjeçar në Mallakastër është mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kutë, raporton albeu.
Viktima është identifikuar si Lorenc Filaj, teksa të dhënat e para njoftojnë se ai kishte shkuar për të peshkuar, po është mbytur më pas.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar më tej për shkaqet e mbytjes.