Mbytet pushuesi në Spille

Një pushues është nxjerrë nga plazhi i Spillesë në gjendje të rëndë shëndetësore por ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital.
Julian Xhani 32 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë rreth orës 12 të ditës së sotme, teksa ishte brenda në det është rënduar nga gjendja shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njo0ftimi i policisë
Kavajë/ Informacion Paraprak
Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.
Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.