Mbytja e dy të rinjve në Korçë përjashtohet vrasja, hetime gropës

291

Policia e Korçës konfirmon se mbytja e dy të rinjve në rezervuarin e fshatin Qatrom është aksidentale dhe se ekspertiza ka treguar se asnjë prej dy viktimave nuk ka shenja dhune në trup.

Moebel THEMA

Bazuar në rezultatin e ekspertizës ligjore policia e Korçës ka përjashtuar mundësinë e vrasjes së dy të rinjve, Rei dhe Berti Tahirllari, 18 vjeç dhe 19 vjeç.

Mbytja e dy të rinjve ka ndodhur të premtën një një rezervuar të krijuar nga marrja e argjilës dhe inerteve.

Pavarësisht kërkimevë të policisë, nuk u bë e mundur gjetja e dy trupave të viktimave të premtën në mbrëmje, por kanë qënë polumbarët që në orën 13:30 minuta  të së shtunës nxorën nga uji trupat e pajetë të dy viktimave.

Autoritetet lokale të cilët deklaruan se do verifikojnë se si është krijuar kjo grope pranë një zone të banuar.

“Ne kemi nisur një proces verifikimi për mënyrën se si janë hapur këto gropa. Deri tani kemi shqyrtuar një pjesë të dokumentacionit, që i referohet 5-6 vite para, kur ka pasur edhe një vendim për hapjen e tyre. Hetimi do të vijojë më të tej, do të shkojë deri në detaje. Çfarë ka ndodhur, a janë të shoqëruara me lejen përkatëse apo jo”, shprehet prefekti i Korçës Ardit Konomi.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

Comments