Më 17 dhjetor seancë në Komisionin e çështjeve kushtetuese

249

Qeveria si propozues i ndryshimeve kushtetuese në afat prej dy ditësh duhet të dorëzojë raport nga debatet publike mbi sugjerimet dhe propozimet kryesore për përmirësimin e draft-amendamenteve.

Procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë me miratimin e amendamenteve të propozuara pas dëgjimit të debatit publik dhe me vendimin për ndryshimin e Kushtetutës, ku do të votohet në Kuvend me shumicë prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në seancë që është e parashikuar të mbahet më 15 janari.

Debati publik filloi me debatin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e më pastaj vazhdoj me debati në AShAM, në Universitetin e FON-it, në UEJL në Tetovë, dhe në Komunën e Shtipit, ku morën pjesë akademikë dhe ekspertë, përfaqësues të sektorit qytetar, si dhe qytetarë të ndryshëm.
Të hënën, më 17 dhjetor duhet të mbahet seancë në Komisionin e çështjeve kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se seanca plenare në Kuvend duhet të jetë më herët më 9 janar vitin e ardhshëm, ndërsa votimi do të ndodh më 15 janar.
Për votimin e fundit në Kuvend janë të nevojshme 80 vota.

Comments