Më 4 mars mbahen garat në lëndën e Biologjisë në gjimnazin ” 7 Marsi”

Kushtet mësimore, kualiteti dhe shumë rrethana tjera kanë fokusuar institucionet e ndryshme që qendër të mbajtjes së garave në lëndë të ndryshme t’a kenë gjimnazin “7Marsi” transmeton Faktiditor.ch.
Drejtoresha e këtij institucioni Miqerem Rizai tha se kjo është një privilegj për këtë gjimnaz nën drejtimin e saj dhe fakti se po zhvillohen shumë veprimtari të ndryshme, e bën më të vecantë këtë qendër të re të mesme në Tetovë vetëm në vitin e dytë të funksionimit.
Pas garave në lëndët e Matematikës dhe atë të Fizikës që u mbajtën brenda këtij muaji , gjegjësisht këto të fundit në Fizikë këtë të shtunë , një tjetër eveniment i garave është konfirmuar të mbahet në këtë shkollë .
Shoqata e Biologëve të Maqedonisë ka konfirmuar se më 4 mars janë garat në lëndën e Biologjisë ndërsa nikoqir do të jetë gjimnazi “7 Marsi|.Koordinatore e këtyre garave do të jetë Shpresa Ceka -Jashari./Faktiditor.ch/.

