Më në fund, Chelsea bëhet me sponsor në fanella / Marrëveshja deri në fund të sezonit

Skuadra e Chelseat ka bërë një marrëveshje me gjigantin e njohur “Damac” që merret me patundshmëri.
Damac do të jetë sponsor gjeneral i klubit nga Londra deri në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
Emri i këtij biznesi do të jetë i shkruar në fanellën e Bluve të Londrës deri në përfundim të sezonit 2024/25

Chelsea luajti pothuajse gjithë sezonin pa pasur sponsor në fanella. Kjo pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje me marka të njohura.
Blutë e Londrës janë duke luftuar për një vend në Premier Leagues që dërgon në garat e UEFA Champions League. Ata po ashtu janë në gjysmëfinale të Conference League./Indeksonline/