Më pak gjasa për tu shtyrë zgjedhjet në dhjetorë, prokuroria speciale mund të jetë alibi i vetëm
Sipas tyre katër forcat politike tanimë përballen me një presion të shtuar nga vetë qytetarët dhe dhe faktorit ndërkombëtarë.
“Qasja është pak më serioze ndoshta edhe e përfaqësuesve të partive politike që u morën vesh për këtë qeveri edhe e faktorit ndërkombëtarë dhe besoj se dhe presioni që vie nga vetë qytetarët se duan zgjedhje fer dhe demokratike duhet të jenë të kujdesshëm ata të cilët ata të cilët bëjnë obstrukcione, ata të cilët nuk i përmbushin detyrat”, tha Ismet Ramadani, analist.
“Duke i marrë parasyshë ekseriencat të cilat i kishim më parë se nëse disa obligime nuk përmbyllen mund të bëhet edhe ndryshimi i datës që ka ndodh nga ana tjetër duke marrur parasyshë vullnetin e shprehur këtë herë që të hyhet në procesin zgjedhorë unë besoj se nuk do të ketë lëvizje prej asaj që janë marrë vesh por nëse ka lëvizje atëherë mekanizmi i vetëm është ndryshimi i datës që nuk besoj se këtë herë do ta bëjnë”, tha Albert Musliu, analist.
Por analistët nuk përjashtojnë mundësine edhe të prolongimit të zgjedhjeve. Sipas tyre e vetmja çështje që mund të shpie deri në shtyerjen e datës së zgjedhjeve mund të jetë mospërmbushja e aneksit të tretë të Marrveshjes e që ka të bëjë me prononcimin e kushtetueses lidhur me ligjshmërinë e Prokurorisë speciale.
“Në qoftë se prononcohet Gjyqi kushtetues deri sa funksionon parlamenti atëherë do të jetë në rregull, do të ketë mundësi që brenda 5 ditëve të bëhen ato korigjime eventuale që mund të ndodhin për ligjshmërinë e Pokurorisë speciale. Por në qoftë taktizohet dhe ajo ndodh pasi të përmbyllet puna e parlamentit dhe të shpallen zgjedhjet atëherë do të jetë shum problem sepse nuk do të mund të intervenohet në situatë të tillë dhe mund të ndodhë të krijohet situatë kur definivisht zgjedhjet duhet të shtyhen ose të mos mbahen në dhjetorë”, shtoi Ramadani.
“Nëse Gjykata Kushtetuese bie qëndrim se Prokuroria Speciale nuk është në përputhje me kushtetutën , partitë politike kanë marrë obligim që ta rregullojnë atë çështje. Nëse kushtetuesja nuk shprehet para shpërbërjes së parlamentit atëherë do të kemi situatë kur do të kërkohet prolongimi i zgjedhjeve”, shtoi Musliu.
Përveç qëndrimit të Kushtetueses lidhur me ligjshmërinë e Prokurorisë speciale gjithë procesi i zgjedhjeve do të shoqërohet edhe me punën e saj e cila sipas analistëve mund të vështirsojë situatën për të ardh në zgjedhje të rregullta dhe demokratike.