Me rastin e 28 Nëntorit Ministri Lutfiu vizitoi SHF”Abdyl Frashëri”- Bogovinë



Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, me rastin e festës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori, sot mori pjesë në Shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Bogovinë.
“Dita e Flamurit, është festë, që emocionon dhe bashkon shqiptarët më shumë se çdo gjë tjetër! Kjo ditë na bën një, pa ndoshta e sikur, pa dallime politike, krahinore e fetare, sepse jemi të vetëdijshëm se aty janë rrënjët e projektit kombëtar.
Atë ditë, kur një nga krerët e elitës kombëtare, personaliteti më i spikatur i modernitetit politik shqiptar Ismail Qemali ngrinte flamurin e Kastriotëve në qytetin e Vlorës, Shqipëria i kthehej vetvetes dhe kontinentit mëmë Evropës, pas një ndarjeje të kobshme gati pesëshekullore. Akti ishte dyfish historik: ndahej me pushtimin dhe bashkohej me qytetërimin e tij të natyrshëm.
Etërit e Pavarësisë janë disa, por Ismail Qemali, ky shqiptar vizionar është emblemë e të gjithëve, përmbyllës i projektit të Rilindjes Kombëtare”- theksoi ministri Lutfiu.