Me se do të merren Barack dhe Michelle Obama pasi të ikin nga Shtëpia e Bardhë?

236

Me se do të merren Barack dhe Michelle Obama pasi të ikin nga Shtëpia e Bardhë?

“Pas tetë vjetëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan Barack Obama dhe familja e tij së shpejti do të përgatiten për t’u larguar që aty. Por ku do të shkojnë ata dhe çfarë do të bëjnë më pas?” shkruan ShareAmerika.gov, cituar nga Syri.net.

Shumë presidentë e lënë Uashingtonin pasi mbaron mandati i tyre. Vetëm pasi pasardhësi i tyre merr detyrën, ata “fluturojnë” jashtë qytetit për të vazhduar pjesën tjetër të jetës.

Por për së paku dy vitet e ardhshme, familja Obama do të qëndrojë në Uashington, derisa vajza e tyre Sasha të përfundojë shkollën e mesme.

Obama ka bërë shaka duke thënë se do të jetë në tregun e punës pas 20 janarit 2017 me fjalët se “do të hyj njëherë në Linkedln dhe të shikoj çfarë do të dalë”.

Në të vërtetë, mundet që ai të kalojë një periudhë të vështirë për të qëmtuar ndër mundësitë e tij. Po para së gjithash, pas një pushimi të shkurtër, të dy, si Presidenti dhe zonja e parë Michelle Obama me shumë gjasa do të fillojnë të punojnë me librat e kujtimeve apo biografitë personale të tyre  për kohën që kaluan në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Syri.net.

Michelle Obama që hoqi dorë nga karriera e saj si avokate dhe një drejtuese ekzekutive për çështjet e kujdesit shëndetësor kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ka planifikuar të qëndrojë e përfshirë tek çështjet që ka pasur në fokus. Në një editorial të kohëve të fundit, ajo u përqendrua tek iniciativa “Let Girls Learn” për të arsimuar vajzat kudo nëpër botë.

“Pas udhëtimeve nëpër botë si zonjë e parë e duke takuar aq shumë vajza…,unë mbart shpresat e tyre dhe ambiciet e tyre me vete kudo që shkoj dhe planifikoj të vazhdojë punën time në emër të tyre…për pjesën tjetër të jetës sime,” shkroi Zonja e Parë.

E siç thuhet në portalin e Fondacionit “Barack Obama”, “tetë vjet janë vetëm fillimi”. /Syri.net

Comments