Me sloganin “Mbrojmë votën e shqiptarëve”, Berisha thërret protest më 16 Maj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur zyrtarisht protestën e paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Në një postim në rrjetin social X, ai publikoi sloganin e protestës: “Mbrojmë votën e shqiptarëve!”, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive më 16 maj, ora 17:00 në Bulevardin “Zogu i Parë”, në Tiranë.

Berisha paralajmëroi protestë pas rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i konsdideroi më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar.
“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij.”