Mediat e fuqishme botërore dhe ato prestigjioze kanë shkruar për arrestimin e 6 turqve të martën e 29 marsit nga Policia e Kosovës.
Mediat e fuqishme si ‘Washington Post’, ‘New York Times’, ‘Fox News’, ‘RFE’, ‘US News’, ‘Dayli Mail’, dhe të tjera shkruajnë në titujt e tyre se ”Kosova arreston 6 turq, kundërshtarë të Erdoganit”, shkruan Gazeta NewBorn.
Arrestimi i këtyre 6 personave të martën në Kosovë ka ngjallur reagime të ashpra në gjithë opinionin vendor, duke e konsideruar si akt shëmtues dhe veprim i pamenduar mirë dhe i dëmshëm për vendin.
Politikan, gazetarë, opinionistë, analistë dhe figura të tjera kanë reaguar për këto arrestime.
E madje për shkak të këtij aksioni të pa organizuar mirë, kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefajt nga radhët e AKR-së dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashit/Gazeta NewBorn/







