Mediat e huaja raportojnë për konfliktin mes Cozmanit dhe Noizyt
Në raportimin e portalit gjerman ku janë bërë qindra komente nga komentues të huaj për këtë ngjarje, e gjithë ajo që ndodhi përshkruhet si një gjë tragjike, shkruan Telegrafi.
“Lajme pikëlluese nga Kosova. Sipas raportimeve të shumë mediave, ka ndodhur një përleshje e përgjaktë mes dy reperëve në Prishtinë”.
“Reperët Noizy dhe Cozman që kanë pasur problem me njëri-tjetrin qysh prej kohësh, janë takuar para hotelit luksoz në Prishtinë, ku edhe ndodhi përleshja mes tyre. Janë dëgjuar dhe krisma dhe sipas informacioneve të fundit reperi Noizy është qëlluar. Lufta mes OTR dhe Babastars shkon në një raund tjetër”.
“Të dy reperët janë shumë të njohur në Kosovë, kanë qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale”, shkruan në raportin e portalit gjerman.
Përleshja mes reperëve ka qenë krye-temë e mediave vendore, me dhjetëra video që janë zbuluar nga ngjarja në fjalë, e ku dëgjohen të shtëna dhe ku është raportuar për përdorimin e një arme 6.3 mm me tri plumba të shkrepur, dy për Varrosin dhe një për Noizyn.