Mediat franceze ‘çmenden’ pas Shqipërisë!

291

Mediat franceze i kanë dedikuar një tjetër shkrim Shqipërisë duke promovuar kështu turizmin në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, duke publikuar të plotë edhe shkrimin për arsyet pse duhet të vizitohen disa nga qytetet e Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të radhës për Shqipërinë turistike, botuar në mediat franceze”, shkruan Rama.

Shqipëri, destinacioni i ruajtur jashtë rrugëve të rrahura … dhe nga turistët!

Ajo rimon me Kroaci, por ky destinacion është ende më pak turistik (për momentin) prandaj shkoni për një udhëtim në Shqipëri! Rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, Shqipëria i ka shpëtuar turizmit masiv. Vendi gëzon një pasuri dhe diversiteti peizazhesh të jashtëzakonshme për të dashuruarit e natyrës, relaksit në plazh, dhe të fshatrave të vegjël. Pak e njohur mes turistëve, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës sa nuk është tepër vonë!

Tirana

Me rrugët e gjera dhe ndërtesat imponuese të periudhës komuniste, kryeqyteti Tirana, shumë larg së kthyeri në të kaluarën, shpërthen në ngjyra dhe shpalos më të mirat e saj me rënien e natës, kur vjen ora për të festuar!

Berati

I njohur ndryshe dhe si qyteti i 1001 dritareve, Berati është një nga qytetet më të vjetra në trashëgiminë e UNESCO-s.

Gjirokastra

Shtëpi prej guri të një stili të shkëlqyer osman në këtë tjetër qytet të klasifikuar nga UNESCO.

Korça

I quajtur ‘Parisi i Vogël’ për praninë e trupave franceze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe dyqanet e vogla të stilit francez, ky qytet është gjithashtu i njohur në të gjithë vendin për birrarinë e Korçës, e cila organizon një festival birre çdo vit në muajin gusht.

Saranda

Ky stacion turistik bregdetar, veçanërisht i çmuar nga turistët shqiptarë, është ndalesa e përkryer për një pushim të merituar plazhi.

Dhërmiu

Fshati i qetë në një shpat mali me ujra të mrekullueshëm turkuaz dhe që ofron gjithashtu mundësinë për të kombinuar, në të njëjtin vend, malin dhe detin.

Comments