Me iniciativën për hapjen e dialogut të brendshëm rreth Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kapërcyer “hijen e errët të historisë”.
Kësisoj shkruan e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung ” në një artikull dedikuar nismës së presidentit serb.
Kjo gazetë gjermane kreun e shtetit serb e vlerëson si politikanin e vetëm në Beograd, i cili nuk ka frikë nga votuesit.
“Në Serbi, këtë vit, nuk ka vrimë verore”, shkruan gazeta gjermane dhe shpjegon se arsyen për këtë e ka dhënë Vuçiq, kur, në mes të korrikut, botoi një ese mbi Kosovën, kohë kjo qëkur nuk po ndalen debatet mbi këtë temë, transmeton Klan Kosova.
Mediat kryesore në Serbi, përfshi agjencinë e lajmeve Tanjug, B92, gazetën Blic, por dhe shumë media të tjera kanë komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë fotos familjare në samitin e kartës së Adriatikut në Podgoricë.