MEDIAT GREKE: SHQIPËRIA NUK KA SYNIM NDRYSHIMIN E KUFIJVE


“Kryeministri shqiptar përsërit pretendimet e komunitetit çam”. Me këtë titull e përditshmja greke Ekathimerini i kushton një shkrim intervistës së kryeministrit Rama për televizionin grek Skai. Gjatë intervistës, shkruan e përditshmja, Rama u shpreh se pretendimet e komunitetit çam janë çështje të të drejtave njerëzore duke bërë thirrje që të arrihen negociata të cilat do të trajtojnë çështjet e pazgjidhura bilaterale. /Agjencitë/