Mediat italiane pasqyrojnë ngjarjen e avionit të ulur në Ishëm Piloti milanez do të trafikonte drogë dhe armë

Ulja e avionit një ditë më parë në Ishëm i pilotuar nga milanezi 69 vjecar Guido Guidi është pasqyruar gjerësisht në mediat italiane.
“La Republica” shkruan se piloiti është i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. Guidi ortak në një shoqëri taksish ajrore, ishte arrestuar dhe në vitin 2006 pasi një nga avionët e shoqërisë u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe bashkëpilotit.
Guidi ishte përpjekur në atë kohë të korruptonte prokurorin duke i ofruar 125 mijë euro për të mbyllur cështjen në favor të tij. Ndërsa për ngjarjen e një dite më parë ai dyshohet se është përfshirë më trafikun e armëve dhe drogës nëpërmjet pistave sekrete për avionët e klaneve te trafikantëve.

“Milano Today” rendit detaje të tjera duke sqaruar se Guidi është ulur në një pistë të improvizuar kohët e fundit. Ndërsa policia italiane prej disa muajash po heton për trafikun e drogës në rrugë ajrore, duke u mbështetur në një të dhënë objektive: në portin e Barit është ulur shumë sekuestrimi i drogës që vejen nga rrugët detare.
“Corriere della sera” ripublikon artikullin e detajuar të Ansa-s e cila bën një kronologji të ngjarjes së të enjtes ku një avion i vogël turizmi është ulur rreth 30 kilometra larg Tiranës. Piloti italian Guido Guidi u arrestua nën dyshimin se është i përfshirë në trafikun e drogës. Ndërsa avokatët e tij mbrojtës u shprehën se klienti i tyre ndodhej në Shqipëri për turizëm.