Federata Maqedonase, prej disa ditësh ka nxjerrë njoftimin me çmimet e biletave të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri që do të luhet të martën në Strumicë. Por kjo nuk ka mjaftuar që tifozët të jenë të vetëdijshëm se ku ti japin paratë për të marrë një biletë.
Tifozët nuk e dinë vendin ku biletat shiten, edhe pse pyetën Federatën, ata nuk kanë marrë përgjigje nga Federata, u janë drejtuar edhe mediave maqedonase. Por pa marrë as nga meiat një përgjigje.
“Alo, FFM. Ku shiten biletat e ndeshjes Maqedoni-Shqipëri?”, ishte titulli ironizues i portalit “sport1.mk”, ndërsa “Lajmpress” i ka vënë sot titullin artikullit të saj “Askush s’e di se ku shiten biletat për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri!”