Mediumi serb Telegraf shkruan se basketbollistët e Partizanit të Beogradit nuk kanë mundur ta kalojnë vijën administrative të Kosovës pasi që janë ndaluar nga policia kosovare në Jarinje.
Sipas kësaj media serbe ata kanë pritur gjatë në kufi, dhe se kishin qenë duke pritur me autobusë në kufi, ndonëse plani kishte qenë që të shkonin me vetura dhe ta kalonin kufirin.
Ky portal thotë se në fund ishte vendosur që basketbollsitët e Partizanit nuk mund të kalojnë, dhe se zyrtarët kosovarë u kishin rekomanduar që të mos nisen në rrugë alternative.
Delegacioni i Partizanit ishte paraparë që të ishte prezent në Mitrovicë të Veriut ku serbët po protestojnë.
Poashtu raportohet se basketbollsitët e Paritzanit ishin paraparë të luanin një ndeshje me basketbollistët e Trepçës në sallën e sporteve në Mitrovicë pas një proteste 15 orëshe.
Lojtarët ishin kthyer nga kufiri në Jarinje me arsyetimin se nuk e kishin njoftuar ardhjen e tyre në Kosovë si klub, por ishin në vetura private si person fizik.

