Mediave serbe duket se s’u ka pëlqyer aspak festimi me shqiponjë i shqiptarit Shkodran Mustafi në fitoren e Arsenalit ndaj Cardiffit në Premierligë, pasi kanë reaguar me mllef duke e quajtur provokim veprimin e përfaqësuesit gjerman me origjinë shqiptare.
Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi, e ka festuar duke e bërë shqiponjën dykrerëshe golin e shënuar sot në fitoren e Arsenalit ndaj Cardiffit në Premierligë. Mustafi e bëri këtë gjest duke iu drejtuar Granit Xhakës, i cili asistoi te goli i tij në këtë ndeshje,.
LEXO EDHE:
Befasi e madhe, Sampdoria dyfishon epërsinë ndaj Napolit
Ky gjest duket se ua ka kujtuar mediave serbe hidhërimin dhe tërbimin që e përjetuan nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët golat e shënuar në fitoren e Zvicrës i festuan duke e bërë pikërisht shqiponjën dykrerëshe – atë që ndodhet në flamurin kombëtar shqiptar – këtë verë në Kupën e Botës në Rusi.
Tabloidi serb “Kurir” e ka quajtur skandal dhe provokim festimin e Shkodranit, duke shkruar se shqiptari e bëri atë që dy shqiptarët tjerë e bënë dikur kundër Serbisë.
Shumica e mediave serbe kanë raportuar për festimin e mbrojtësit të Gjermanisë me origjinë shqiptare, duke e lidhur atë me gjestin për të cilin u gjobitën Shaqiri dhe Xhaka muaj më pare, raporton G.Express.
Mustafi është përfaqësues i Gjermanisë, vendit ku ka lindur, por ka origjinë shqiptare nga Maqedonia. Ai e festoi golin e shënuar në minutën e 11-të, duke e bërë me duar shqiponjën dykrerëshe. Shqiponja i ngjan dhe i referohet shqiponjës dykrerëshe në flamurit kombëtar të Shqipërisë.