Mediet serbe lojtarëve serbë të Malit të Zi: Mos luani kundër Kosovës
Në shkrimet e këtyre mediave u bëhet thirrje lojtarëve serbë të mos luajnë kundër Kosovës, në ndeshjen e sotme.
Kjo thirrje iu është bërë lojtarëve të lindur në Serbi si: Mirko Ivaniq, Filip Stojkoviq, Adam Marushiq, Marko Simis dhe Vukan Saviqeviq.
“Nëse e ndieni veten serb, nuk duhet të luani ndaj Kosovës”, është titulli i gazetës serbe Informer, e afërt me qeverinë e Serbisë, raporton Gazeta Olle.

“Lojtarët nuk janë përgjigjur në telefon kur gazetari i ka pyetur”, raporton medium malazez vijesi.me, përcjellë Gazeta Olle. “Të pesë lojtarët nuk duhet të kenë dilema të premten”, shkruan më tej gazeta serbe.
Ajo shtron pyetjen se si do të reagojnë lojtarët serbë kur ta dëgjojnë himnin e sipas tyre “shtetit fallc” të Kosovës.
Mali i Zi – Kosova luhet sonte në Podgoricë prej orës 20:45.

