Zyrtarët në shtetin perëndimor të Meksikës, Sinaloa, kanë deklaruar se pesë persona nga një grup i armatosur dhe një polic kanë vdekur gjatë një përleshje të armatosur.
Zyra e prokurorit të shtetit Sinaloa ka theksuar se personat e armatosur po udhëtonin me automjete kur kanë sulmuar patrollën e policisë në Culiacan.
Autoritetet kanë gjetur katër pushkë AK-47 dhe një AR-15 nga grupi i armatosur.