Meksikë, policia ekzekutoi 22 njerëz

282

Moebel THEMA

Komisioni prej muajsh hetonte përballjen e armatosur në fermën në qytetin Tanhuato që ndodhi në maj të vitit 2015 dhe ngriti shumë dyshime.
Në përballjen e armatosur u vra një oficer policie dhe 42 të dyshuar si anëtarë të një karteli droge.
Qeveria meksikane që pas incident e deri më sot pretendon se nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut. Por sipas komisionit, policia i zuri pritë anëtarëve të kartelit Brezi i ri i Xhaliskos dhe vrau shumë prej tyre.
Kreu i komisionit Raul Gonzales tha se policia gënjeu për rolin e saj në incident dhe manipuloi skenën e krimit për të fshehur gjurmët. Mediat meksikane shkruajnë se dyshimet u ngritën pas publikimit të raportit se u vranë 42 kriminelë dhe vetëm një polic, diçka që tashmë komisionit thotë se ishte e mundur vetëm pak ekzekutimit të 22 prej të dyshuarve, ndërsa për 15 të tjerë prej tyre nuk janë të qarta dinamikat e vdekjes.
Komisioni tha se disa prej të dyshuarve ishin torturuar, ndërsa të tjerëve i ishin vendosur armë në dorë për të krijuar idenë e një përleshje të armatosur. Raporti është një goditje e fortë për qeverinë e presidentit Enrike Pena Nieto, por edhe për policinë që po akuzohet gjithnjë e më shumë për forcë të tepruar në aksionet e saj./Top Channel
Comments